Flash News

KRYESORE

‘Hakmarrja’ e Mustafa Nanos, PD nuk i dërgoi në emision Gazment Bardhin, fton Astrit Patozin

‘Hakmarrja’ e Mustafa Nanos, PD nuk i dërgoi në emision

Ditën e martë, monologun e mbajtur në emisionin ‘Provokacja’, gazetari Mustafa Nano ja dedikoi bojkotit që Partia Demokratike i bëri emisionit të tij.

Nano tha se se kishte ftuar për të qenë në studio këshilltarin ligjor të PD-së, Gazment Bardhi, por një mesazh i dëguar nga drejtoresha e zyrës së shtypit në selnë blu, të cilin Nano e bëri publik në emision duke e cituar, njoftohej bojkoti i emisionit.

“Bashkëpunëtores sime pas kërkesës për të pasur në emision Gazmend Bardhin i erdhi kjo përgjigje nga Elona e departamentit të PD për mediat. ‘Na duket krejt e pavend që të bëjmë sikur nuk e dimë që drejtuesi i emisionit Provokacija në shumicën e rasteve në qëndrimet që mban, nuk thotë të vërtetën për PD dhe nuk shohim arsye pse të kontribuojmë në emisionin e tij’”, tha Nano ditën e martë.

Dhe duket se në ‘hakmarrje’ të këtij bojkoti, në emisionin e sotëm ‘Provokacja’, Nano kishte ftuar një nga kritikët e Bashës, Astrit Patozin dhe tema e diskutuar lidhej me Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj. Patozi ishte i ftuari i parë i Mustafa Nanos në emisionin e sotëm.

 

 

Të fundit