Flash News

KRYESORE

‘Hakmarrja politike ‘vret’ me shume se Corona’, Kadilli: Bashkia Selenicë pushoi nga puna 15 punonjës për shkak të bindjeve të djathta

‘Hakmarrja politike ‘vret’ me shume se Corona’, Kadilli:

Ish deputeti demokrat Fatbardh Kadilli denoncon largimin nga puna të disa punonjësve të bashkisë së Selenicës.

Përmes një postimi në Facebook, Kadilli thekson se  largimi i punonjësve të kësaj bashkie vjen në një kohë kur secilit i duhet të kujdeset për jetën.

Kadilli tregon se në dy javët e fundit janë pushuar nga puna

rreth 15 persona, për arsyen se janë mbështetës të PD.

Reagimi i plotë

Hakmarja politike “vret” me shume se Corona

Bashkia Selenice vazhdon spastrimin nga ata pak nepunes me bindje te djathta qe kane mbetur ne administrate.

Kur te gjithe kujdesen per jeten, per shendetin e vetes, te familjareve, te fqinjeve, Kryetari i Bashkise Selenice kujdeset si te largoje nga puna cdo demokrat.

Vetem ne javet e fundit jane pushuar nga puna rreth 15 persona. E perbashketa e tyre, mbeshtetes te PD.

Mes te hequrve nga puna ka drejtues, administratore, por shumica jane punojnes te thjeshte te Pyje dhe Kullota, te Sherbimeve dhe te Ujesjellesit.

Kete hakmarrje ne momentet me te veshtira te epidemise e kane perjetuar, Klevis Beko, Mahil Xhelaj, Nervis Llanaj, Olgert Gajo, Shefit Xhelaj, Fejzo Jahaj, Leonard Kapaj, Eduart Canaj, Mirjan Hoxhaj, Aliko Veraj, Fitim Veizaj, Arben Bejtaj

Kesaj liste pritet t’i shtohen edhe te tjere qe kane marre njoftim per t’u larguar ne javet qe vijne.

Kjo eshte me shume se hakmarje politike. Kjo u kercenon jo vetem mundesine e punes, apo dhe karieres. Kjo u kercenon mbijetesen. Kjo eshte mizore.

Të fundit