Flash News

KRYESORE

Hakmarrje politike? Cili ishte qëndrimi i regjisores që u shkarkua nga detyra për shembjen e Teatrit Kombëtar

Elma Doresi, regjisorja e njohur e Teatrit Kombëtar u shkarkua ditën e djeshme nga detyra nga drejtori Hervin Çuli.

Shkaku? Sipas regjisores në një reagim të saj në rrjetet sociale ishte kontradiktor. Sipas regjisores një nga shkaqet ishte ‘nuk ke projekte’, ndërkohë që Dorasi është një nga artistet që ka sjellë më shumë shfaqje në skenë gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, në ‘vobullën’ e debateve për shembjen ose jo të godinës së Teatrit Kombëtar natyrshëm vjen edhe lidhja, nëse shkarkimi i saj ka lidhje politike?

Në fakt, nëse i hedhim një sy listës së artistëve që kanë firmosur peticionin kundër shembjes së godinës, Elma është ndër emrat e parë që i kanë thënë ‘Jo’ këtij projektvendimi.

Megjithatë, në intervista të tjera për mediat ajo është shprehur se është pro një teatri me kushtet kryesore, pas përvojës së hidhur në dimër kur spektatorët i braktisën shfaqjen për shkak të të ftohtit.

“Jam shprehur dikur kur ndodhi përplasja e parë për këtë gjë, ku tregova dhe mbi vështirësitë që pata unë dhe aktorët e mi në janar të vitit 2018. Unë dua një teatër të ri dhe me kushtet minimale, e dua për aktorët e mi dhe për publikun, i cili në janar u largua nga shfaqja ime për shkak të të ftohtit. Sa për politikën do kisha preferuar që artistët ta kishin mbajtur këtë nismë vetëm dhe me përkrahjen e qytetarëve, ose të publikut, siç dhe kanë pasur përherë përkrahjen e tyre”, është shprehur regjisorja për ‘Koha Jonë’ disa muaj më parë.

Të fundit