Flash News

KRYESORE

“Halabake rrugësh”, Kryemadhi i drejton gishtin ministres së Ramës: E ktheu parlamentin në institucion orgjish

“Halabake rrugësh”, Kryemadhi i drejton gishtin ministres

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka drejtuar gishtin një prej ministreve të kabinetit Rama, duke i kujtuar se institucioni i parlamentit ka disa rregulla që duhen respektuar, pavarësisht mosmarrëveshjeve mes partive politike.

“Kësaj zonjës që nuk e di ku e ka shpinë mësoi se ka disa rregulla. Mësoi se ka disa rregulla në Shqipëri, dhe ne i respektojmë njerëzit dhe institucionet edhe kur jemi armiq.

Kur vjen përballë një institucioni duhet të vish dhe duhet të sjellësh në mënyrë dinjitoze. Halabake rrugësh që e kthejnë në institucionin e parlamentit në institucione orgjish, ki kujdes se nuk do të falin gratë e vajzat në parlament”, u shpreh Kryemadhi, duke mos folur me emra, por nisur nga denoncimet e vetë deputetëve të LSI, mendohet se bëhet fjalë për ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Kjo e fundit u largua në mes të mbledhjes së Komisionit të Medias dhe Edukimit, teksa diskutoheshin 4 nenet e ligjit për Arsimin e Lartë.

Të fundit