Flash News

KRYESORE

Halili presion tranjerit, e “grisi” shkakrimin e Ze Marisë, pas fitores së Tiranës në Pogradec

Halili presion tranjerit, e “grisi” shkakrimin e Ze Marisë, pas

Presidenti Halili i Tiranës e kishte gati shkakrimin e tranjerit të Tiranës, Zemaria, edhe në rast barazimi në Pogradec. Por, për fatin e mirë të këtij të fundit, ekipi fitoi bindshëm dhe Halili e “grisi” shkakrimin e tij.

Shkak për këtë vendim të parë të Halilit ishin rezultatet “e dobta” të ekipit.

Asnjë fitore në pesë ndeshjet e tij të para në krye të Tiranës, zyrtare dhe miqësore, por e nis me Superkupë duke dominuar ndaj Kukësit kampion në fuqi si dhe me dy fitore në Kategorinë e Parë. Katër gola të shënuar në edicionin e ri dhe asnjë i pësuar.  Mirëpo asnjë nga këto duket se nuk mjafton që braziliani të lihet që të bëjë i qetë punën e tij në krye të skuadrës kryeqytetase. Mësohet se ka pasur një paraskenë në lidhje me ndeshjen ndaj Pogradecit, ku burime pranë klubit kryeqytetas kanë bërë me dije se trajnerin e priste… shkarkimi. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit kanë bërë me dije se drejtuesit e lartë të skuadrës 24 herë kampione të Shqipërisë nuk do të pranonin rezultate negative në transfertën e dytë në kampionat. Ndonëse duket e pakuptueshme që të vijë një vendim i tillë për klubin kundrejt trajnerit brazilian, gjithçka e ka një shkak.

Ze Maria ka justifikuar më së miri punën e tij në tri ndeshjet e para zyrtare për këtë sezon. Pas Superkupës, ka mundur me rezultate të pastra (1-0, 0- 3) Ilirinë dhe Pogradecin, duke hedhur në fushë një skuadër që bind në të Parën dhe që premton për vazhdimësinë edhe në Kupën e Shqipërisë.

Të fundit