Flash News

KRYESORE

Halim Kosova në krah të Linda Ramës dhe Saimir Tahirit gjatë festës së PS, i dorëzon Edi Ramës një dhuratë

Halim Kosova ka qenë politikani me të cilin është përfaqësuar Partia Demokratike në festën e themelimit të rivalit të tyre, Partisë Socialiste.

Kosova është takuar personalisht me kryetarin e PS, Edi Rama, dhe është filmuar nga kamerat duke dorëzuar si dhuratë një album veprash arti me mbishkrimin “70 vjet Monument i Jetës”.

Halim Kosova ka qëndruar në krah të bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjatë fjalës përpara të pranishmëve, Rama është shprehur i lumtur që PD kishte zgjedhur deputetin Kosova si përfaqësues.

Të fundit