Flash News

KRYESORE

Halimi flet me fakte: Deputetët që kanë përfituar fonde publike, s'kanë shkuar para drejtësisë

Halimi flet me fakte: Deputetët që kanë përfituar fonde

Deputeti demokrat Eduard Halimi, bëri një deklaratë të fortë, teksa u shpreh se deputetët që përfitojnë fonde publike janë fshehur nga mazhoranca për qëllimet e tyre.  Madje ai ka folur me fakte, teksa ka përmendur dhe raportin e OSBE. "Në faqen 11, paragrafi i parë i dokumentit, thuhet se disa kandidatë për deputetë kanë patur si suportues persona me të dhëna kriminale, madje disa prej tyre janë zgjedhur si deputetë të parlamentit", u shpreh ndër të tjera Halimi. 

“Deputetët që përfitojnë fonde publike ju i keni parë, mazhoranca i  ka fshehur, i ka përdorur. Deputetin nuk duhet ta fsheh mazhoranca. Deputeti duhet të shkojë para drejtësisë. Mekanizmat që ne kemi janë të pamjaftueshme.

Mjafton fakti që një deputet ka lidhje shoqërore me persona që i përkasin krimit, që duhet të japi dorëheqjen. ky deputet duhet të largohet. Këto janë çështje perëndimore. Duhet të ketë një institucion. Kodi i etikës duhe të jetë një tërësi rregullash që duhet të prezantojë para drejtësisë. Mazhoranca e sotme ka treguar që i fshin të dhënat kriminale. Opozita ka paraqitur disa amendamente.

Raporti i OSBE paraqet dy dokumente. Në faqen 11 thuhet se disa kandidatë për deputetë kanë patur si suportues persona me të dhëna kriminale, madje disa prej tyre janë zgjedhur si deputetë të parlamentit”, u shpreh ndër të tjera Halimi.

Të fundit