Flash News

KRYESORE

Halimi: Nesër gazetat mund të hapen me lajme të reja, Prokuroria ka akoma prova

Halimi: Nesër gazetat mund të hapen me lajme të reja, Prokuroria

Deputeti Eduard Halimi i ftuar në “ABC News” ka folur në lidhje më çështjen ‘Tahiri’ ku ka deklaruar se në mbledhjen më dyer  të mbyllura prokuroria nxori fakte dhe prova të tjera. Halimi gjithashtu deklaroi se dhe në momentet që flasim provat janë duke u shtuar dhe se ndoshta nesër gazetat hapen me lajme të reja.

"Prokuroria kërkoi të bënte një seancë me dyer të mbyllura se kishte 1,2,3 gjëra që si ndante dot me publikun, vetëm me deputetët në betim, me një regjistrim të posaçëm. Patjetër që ka prova, do ketë, prokuroria aktualisht ka vetëm dosjen me 416 faqe që është kërkesa për gjykim që prokurori i Antimafies ia ka çuar prokurorisë të Katanias. S’kemi dëgjuar gjë akoma, ne sigurisht që dëgjuam diçka më tepër.  Prokuroria do vazhdojë të sjellë, ndoshta edhe tani që flasim ne mund të jenë duke u shumëfishuar duke u përkthyer, ndoshta nesër gazetat mund të hapen me lajme të reja.

Ne jemi gati të votojmë pro me këto prova, heqjen e imunitetit për ta çuar para drejtësisë, drejtësia duhet lënë e lirë të japë provën e vetë", - deklaroi Halimi

Të fundit