Halit Valteri: Po përgatitemi për një lëvizje të re politike, do ta lançojmë në shtator

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri deklaroi se 11 deputetë të grupit parlamentar demokrat po përgatiten për një lëvizje të re politike.

Duke folur në emisionin ‘Real Story’, Valteri, duke argumenduar për listat e hapura dhe përfitimet që kanë deputetët e opozitës së re me këto ndryshime kushtetuese, tha se në shtator kjo parti e re pritet të lançohet në shtator.

“Ne jemi 11 deputetë e grupit parlamentar demokrat. Ata kanë qenë funksionarë të PD, janë të ardhur nga baza e PD, kanë kontakte me votuesit e djathtë , kontakte me ish kryetaret e PD kur Basha bëri reformë me strukturat. Do ketë një lëvizje politike që do lacohet në shtator, sa do vlerësohemi kjo mbetet për tu parë”, u shpreh deputeti.