Flash News

KRYESORE

Halla e Hektor Zenunit mohon apelin për ndihmë për kurim në Turqi: Mos jepni para, dikush po kërkon t'ju zhvasë

Halla e Hektor Zenunit mohon apelin për ndihmë për kurim në

Fatmira Zenuni, halla e Hektor Zenunit, të riut që po merr trajtim mjekësor në Turqi pas shpërthimit të gazit në një lokal në Velipojë ku humbi jetën babai i tij Besnik Zenuni ka reaguar për kurimin e nipit.

Sipas “Shkodranews” Fatmira ka mohuar lajmin e një dite më parë ku motra e Hektor Zenunit kërkonte ndihmë për kurimin e vëllati në Turqi dhe sqaron se dikush po kërkon të abuzojë me emrin e tyre dhe dhe të zhvasë shkodranët pasi ata kanë mjaftueshëm para për kurimin e Hektor Zenunit.

Përmes një interviste Fatmira i bën thirrje qytetarëve të mos japin para, pasi llogaritë bankare të publikuara që kërkojnë ndihmë janë mashtrime.

 “Une i kam lexuar te gjitha lajmet ne rrjetet sociale dhe keto nuk jane te verteta. Kemi porositur avionin personal i kryqit te kuq dhe kemi paguar 15 mije Euro ne Rinas dhe 25 mije euro garanci per te hyre ne spital. Lajmi nuk eshte i vertete, ne kemi para mjaftueshem, sa te mbajme gjysmen e Shkodres. tani si eshte puna: Ne Tirane ne emer te vellait kemi nje lokal qe kushton 400 mije euro. Ne Velipoje ku ndodhi shperthimi kemi hyrje pallati ne emer te vellait, 10 apartamente. Ato kane qene me qera per pushuesit. Kemi 4 apartamente ne Shkoder dhe 3 makina luksoze. Prandaj kush eshte ai person qe kerkon te abuzoje me emrin tone e te zhvase Shkodranet. Per kete do ti drejtohem edhe policise.

Po i drejtohem popullit te Shkodres se ai nuk eshte fukara, jane pronat ne kembe, se di perse kerkohen keto para. Ju lutem mos jepni para, jane mashtrime. Do kerkojme kush eshte ai nr telefoni dhe llogarie bankare, kush e disponon. Vellai nuk eshte fukara, dua ta pastroj figuren e tij. Kaq di te them” ka thënë halla e Hektor Zenunit.

 

Të fundit