Flash News

KRYESORE

Hallexhinjtë i vendosin përballë njëri-tjetrit; vajza që paguhet vetëm 50 mijë lekë humbet gishtat, banorët e “Astirit” mbeten në rrugë

Hallexhinjtë i vendosin përballë njëri-tjetrit; vajza

Protesta e organizuar sot para Kuvendit nga banorët e “Unazës së Re” ka sjellë plagosjen e të paktën 13 policëve dhe disa protestuesve. Ngjarja më e rëndë është ajo e polices që ka humbur gishtat gjatë përplasjes në protestë.

Vajza policie që paguhet rreth 50 mijë lekë të reja për të mbajtur veshur atë uniformë u urdhra së bashku me kolegët që të dilte para Kuvendit dhe të ndalonte banorët e zemëruar të hynin brenda sallës ku ndodheshin deputetët e mazhorancës dhe qeveria. Në përplasje e sipër, banorët që rrezikojnë t’u shembet shtëpia lëshuan kapsolla çka solli fatkeqësisht plagosjen e rëndë të polices.

Dy grupe hallexhinjsh u detyruan të vendoseshin sot përballë njëri-tjetrit. Në njërën anë qëndronin banorët, përfshirë të moshuar dhe fëmijë, që rrezikojnë të mbeten rrugëve për shkak se dëmshpërblimi i parashikuar për ta është i pamjaftueshëm, dhe nga ana tjetër qëndronin policë që paguhen rreth 500 mijë lekë të vjetra për të bërë punë dhe që për shkak ta papërgjegjshmërisë në qeverisje, po vuajnë dëmtime të rënda trupore.

Sa i përket përgjegjësve të kësaj situate, ata qëndruan të qetë dhe të sigurtë brenda sallës së Kuvendit, për sa kohë hallexhinjtë përplaseshin me njëri-tjetrin jashtë godinës.

Kryeministri Edi Rama ka nxitur edhe më tej përçarjen e qytetarëve kur deklaroi nga foltorja se fondi që do dalë për qiranë tre vjeçare për banorët e “Unazës së Re”, do hiqet nga pagat e policëve, mesuesve dhe mjekëve.

Edi Rama ashpërson tonet dhe kërcënon: Dhuna s’do tolerohet! Banorët të largohen nga rruga

Të fundit