Flash News

KRYESORE

Hamdi Salihi tërhiqet nga futbolli: Filloj karrierën si trajner

Hamdi Salihi tërhiqet nga futbolli: Filloj karrierën si trajner

Pas një karriere relativisht të suksesshme në Europë, Amerikë dhe Azi, sulmuesi Hamdi Salihi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, pas nje jave.

35-vjeçari, që aktivizohet me skuadrën e Wiener Neustadt në ligën e dytë austriake do t’i përkushtohet fushës së trajnimit. Në 50 ndeshje me Kombëtaren, ai shënoi 11 gola.

"Pas një mendimi të gjatë dhe pas konsultimeve me familjen dhe të afërt me mua, kam vendosur që ndeshja e ardhshme në shtëpi kundër Wacker Innsbruck II do të jetë loja e fundit në karrierën time si futbollist. Përmes këtij mesazhi dëshirova t'ju informoj por edhe të them faleminderit të gjithë ju, të gjithë lojtarët që kam luajtur, shokët e ekipit ose kundërshtarët, trajnerët, drejtorët e asociacioneve dhe presidentët, tifozët e ekipeve që kam luajtur, si dhe tifozët e ekipeve kundërshtare dhe se jam shumë i lumtur që ju takova dhe keni pasur momente të paharrueshme në këtë udhëtim të mrekullueshëm", shkruhet ne nje leter te publikuar nga klubi i Wiener Neustadt ne 'Instagram'.

Të fundit