Flash News

KRYESORE

Hande Erçel përflitet se u nda nga i fejuari për shkak Kerem Bursin, flet aktori. Por a tha të vërtetën?

Hande Erçel përflitet se u nda nga i fejuari për shkak Kerem
“Sen Çal Kapimi” është seriali i ri veror turk i cili ka pasur shumë sukses jo vetëm në Turqi por edhe jashtë kufijve. Një ndër serialet më të ndjekura të momentit me kryeprotagonistë aktoren Hande Erçel dhe aktorin Kerem Bursin. Disa javë pas fillimit të serialit, Hande është  ndarë nga i fejuari i saj këngëtari Murat Dalkiliç pas disa vitesh lidhje. Mediat turke shkruanin se shkak i ndarjes së çiftit ishte bërë aktori Kerem Bursin. Madje përflitej se këtë vit kishin dhe dasmën. Pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë Kerem i cili i hodhi poshtë të gjitha thashethemet. Aktori u shpreh se puthjet në serial janë pjesë e punës dhe mes tij dhe Handes nuk ka asgjë: “Kjo është për të qeshur. Nuk ka kuptim as të flasim për këtë. Nuk e shkaktuan puthjet në serial ndarjen e Handes. Ato janë pjesë e punës tonë. Duke qenë se është shkruar në skenar, ne duhet të aktrojmë dhe të bëjmë çfarë na thotë regjisori. Mos i ngatërroni gjërat. Për Muratin kam respekt se është artist profesionit.” Ky është reagimi që ka bërë Kerem, mirëpo nuk mund ta quajmë apo konsiderojmë si të vërtetë. Me kohën do marrim vesh dhe si qëndron e vërteta pasi çifti i serialit ka shumë kimi dhe shoqërohen shumë me njëri-tjetrin.
 
View this post on Instagram
 

Say CHEEESE!! ;) @handemiyy @sencalkapimi (akşam fragman var!!)🤘🏻🤘🏻🤘🏻

A post shared by Kerem Bürsin (@thebursin) on

Të fundit