Flash News

KRYESORE

Hani më pak, por peshorja nuk lëviz nga numrat; zbuloni ‘fajtorin’

Hani më pak, por peshorja nuk lëviz nga numrat; zbuloni

Në qoftë se një nga qëllimet që i keni vënë vetes është të bini nga pesha, por nuk po mundeni edhe me përpjekje ‘fajtori’ nuk do u ketë shkuar në mendje.

‘Fajtori’ i vështirësisë për t’u dobësuar është as më pak e as më shumë, se sistemi nervor. E thënë me fjalë më të thjeshtë, ajo që fusni në gojë kontrollohet më parë nga truri e më pas nga shqisat e shijes.

Sipas një studimit të “University of Cambridge”, të ngrënët më pak jo gjithmonë funksionon dhe “faji” është i gjithi i trurit të njeriut, më saktë i një mekanizmi që të neuroneve AGRP, që kontrollojnë urinë. Kur ne hamë, këta neurone janë gjithmonë aktivë dhe ju ndihmojnë të digjni kalori.

Pasi analizuan të dhënat e 100 personave të moshës 18-70 vjeç, të gjithë mbi 100 kg, hulumtuesit britanikë vunë re se AGRP bëheshin pasivë kur ata nuk fusnin gjë në gojë. Si rrjedhojë, nuk digjnin fare ose thuajse pak kalori.

Të fundit