Flash News

KRYESORE

“Hanin dreka e darka gjatë fushatës”, Berisha denoncon: Damian Gjiknuri është filmuar duke u dhënë para Habilajve

“Hanin dreka e darka gjatë fushatës”, Berisha denoncon:

Kohët e fundit është përfolur për përfshirjen e një tjetër ministri që ka bashkëpunuar me vëllezërit Habilaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha, bazuar në denoncimin e një qytetari, shkruan, se është pikërisht ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ai i cili është filmuar gjatë fushatës elektorale duke i dhënë para Habilajt, në këtë mënyrë, ata kanë blerë vota.

Denoncimi i qytetarit, publikuar nga Berisha:

Gjiknuri në tepsi! I filmuar duke i dhënë para Habilajt në fushatë për të blerë votat!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Përshendetje Doktor! Gjatë fushatës elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit. Kane pasur mardhenie te rregullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!”

 

Të fundit