Flash News

KRYESORE

“Hante pulë më pilaf”, rrëfehet Arjan Konomi: Si më hodhi në gjyq Soni Malaj

“Hante pulë më pilaf”, rrëfehet Arjan Konomi: Si

Arjan Konomi, ish drejtor i Revistës Shqip, tregoi te emisioni "Rudina" një episod që i kishte ndodhur me këngëtaren Soni Malaj vite më parë.

“Kur unë drejtoja Revistën Shqip i kërkova Soni Malajt të ishte pjesë e kopertinës së revistës. Ajo fillimisht pranoi, pastaj më kërkoi para. Ndërkohë që në Shqipëri gjërat nuk funksionon kështu. Ne kemi nxjerrë Elsa Lilën me vajzën në vaskë dhe veç kënaqësisë s`mori asgjë tjetër.

Unë i thashë Sonit se s`mund t`ia jepja nga xhepi, se i punësuar isha dhe se botuesi nuk e praktikonte këtë gjë me askënd. Pastaj nuk pranoi. Pas kësaj ne bëmë një shkrim bazuar në një intervistë tjetër që ajo kishte dhënë, ishte koha kur ishte njohur me balerinin (Mirkon). Kapëm një batutë që kishte thënë se hante pulë me pilaf me të dashurin dhe kujtuam disa nga lidhjet që kishte pasur, ato publiket.

Ajo na hodhi në gjyq, por e humbi. Përgjegjësinë e mora unë meqë isha drejtuesi, por lajmin e bëri gazetarja dhe përgjegjës ishte botuesi. Gjithsesi unë ia thashë Sonit që pak kohë më vonë do jetë një i dashur tjetër dhe kështu ndodhi”, tha Arjan Konomi.

Në këtë mënyrë ai nxorri nga ‘arkivat’ një lajm që ka ndenjur i heshtur për  vite.

Të fundit