Flash News

KRYESORE

“Hapa që merren nga FB, nuk arrijnë te qytetarët”, Basha: Rama pa plan për daljen nga kriza

“Hapa që merren nga FB, nuk arrijnë te qytetarët”,

Kryedemokrati Lulzim Basha kritikoi qeverinë lidhur me reagimin ndaj situatës së krijuar nga koronavirusi. Sipas Bashës, qeveria ka marrë hapa nga Facebook, por nuk kanë arritur tek ata. Sipas kryedemokratit, qeveria nuk ka asnjë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Hapa që merren nga Facebooku por që kurrë nuk arrijnë te qytetarët. 5 javë pas nisjes së karantinës janë të gjithë të braktisur dhe të lënë në baltë, ndërsa qeveria vazhdon të ngopë me lugë bosh. Rama ka një besueshmëri shumë të lartë kur flet për krimin dhe drogën, gjë që e tregon edhe tërheqja nga padia ndaj Bild. Janë dhjetëra të infektuar në orët e fundit nga fasoneritë që vazhdojnë të jenë të hapura. Qeveria nuk ka asnjë plan dhe strategji për nxjerren e e vendit nga kriza. Ekonomia po fundoset, ndërsa qytetarët nuk kanë marrë asnjë kacidhe”, u shpreh Basha.

Më tej, Basha përsëriti kërkesën e tij kryesore, rritjen e testimeve për të parandaluar përhapjen e virusit. “Diçka thotë në mëngjes e diçka thotë në darkë., Në vend që të përdorë institucionet dhe kushtetutën përdor Facebook-un për propagandë, Po ku jemi? Kurba e infenksioneve vazhdon si kreu i qeverisë. Nuk është marrë asnjë masë për parandalim. Duhen rritur testet, duhet një strategji e re. Këto janë vendime qesharake dhe anti-kushtetuese", tha Basha në Syri.tv.

Të fundit