Flash News

KRYESORE

"Hapen aplikimet për rimbursimin e qytetarëve shqiptarë që shkelën së afateve të qëndrimit për shkak të pandemisë"

"Hapen aplikimet për rimbursimin e qytetarëve shqiptarë

Alokohet fondi për rimbursimin e penaliteteve për qytetarët shqiptarë që janë ndëshkuar jashtë shtetit pas thyerjes së afateve të qëndrimit për shkak të mbylljes nga pandemia e COVID-19.

Përmes një video-mesazhi, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj fondi i alokuar nga buxheti i shtetit vlen për qytetarët që e kanë thyer afatet 10 mars- 1 qershor. Denaj thekson se nga sot aplikimet vijojnë të jenë të hapura, dhe se ata që kanë penalitete dhe i kanë paguar duhet që të dorëzojnë në Postë dokumentacionin e vërtetimit të marrjes së penalitetit së bashku me dokumentacionin e vërtetimit të pagimit të saj, si dhe numrin e llogarisë së tyre bankare.

Denaj thotë se brenda qershorit rimbursohen të gjithë aplikuesit teksa në rast se nuk merret qytetarët të ankohen tek Tatimet.

Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për rimbursimin e penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë si thyerje e afateve të qëndrimit jashtë vendit për periudhën 10 mars- 1 qershor.

Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare të aplikojë nëpërmjet dokumentacionit, që vërteton marrjen dhe pagimin e penalitetit si dhe të llogarisë bankare ku do të kryhet rimbursimi. Rimbursimi do të bëhet i plotë, me lek. Jeni të lutur që prej sot ë aplikoni dhe brenda muajit qershor fondi disbursohet. Në rast se nuk e keni marrë na shkruani tek ankesat tek tatimet.gov.al.”- tha Denaj.

 

Të fundit