Flash News

KRYESORE

Hapësira për opozitën në Parlament, gazetarja Konomi: Në 6 vite, mazhoranca i ka pranuar vetëm një projektligj

Hapësira për opozitën në Parlament, gazetarja Konomi:

Gazetarja Esiona Konomi ka publikuar disa shifra që tregojnë se mazhoranca nuk i ka krijuar hapësirë nismave ligjore të opozitës në Parlament. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Konomi tha se në gjashtë vite, mazhoranca e Edi Ramës i ka pranuar opozitës vetëm një projektligj.

Bëhet fjalë për projektligjin e dekriminalizimit që, sipas gazetares, socialistët e miratuan për t’i dhënë fund krizës politike të vitit 2015-të dhe vetëm pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

“Mazhoranca i ka pranuar vetëm një projektligj opozitës. Nga 2013-ta deri më tani është pranuar vetëm një projektligj. Bëhet fjalë për projektligjin e dekriminalizimit. Nuk erdhi si vullnet i mazhorancës për të pranuar projektigjin e opozitës, por vetëm sepse duhej të zgjidhej kriza dhe atëherë opozita kërcënonte me djegien e mandateve”, tha Esiona Konomi.

I pranishëm në studio, deputeti i PS, Ervin Bushati nuk komentoi këtë mungesë hapësire në Parlament për opozitën, por tha se populli ka vendosur me votë se kush qeveris vendin dhe se demokracia nuk matet me sa projektligje kalon opozita.

“Në të gjithë vendet e botës, demokracia kështu funksion. Qytetarët kanë vendosur kush është në mazhorancë dhe kush është në opozitë. Projektligjet shtyhen përpara nga një mazhorancë. Nuk matet demokracia e një vendi sesa projektligje kalon opozita. Kjo mazhorancë ka patur një volum të madhe pune”, tha Bushati.

Partitë opozitare kanë djegur mandatet e deputetëve si një vendim i paprecedent ndaj një Parlamenti që ato e konsiderojnë të kontrolluar nga oligarkët dhe krimi i organizuar. PD, LSI dhe partitë e tjera aleate kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit