Flash News

KRYESORE

Hapet gara për koncesionin e Milot- Fier, Balluku: Investim 1.2 miliard euro, i gjithë korridori do përshkohet për 75 minuta

Hapet gara për koncesionin e Milot- Fier, Balluku: Investim 1.2 miliard

Hapet gara për segmentin rrugor Milot-Fier, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në fjalën e saj ka dhënë me tepër detaje rreth këtij projekti, ndërsa shprehet se do të jetë një rrugë me pagesë. Sipas ministres, bëhet fjalë per një partneritet publik privat, me investim 1.2 miliard euro.

"53 km gjurmë rrugë të reja dhe 62 km që do të jenë gjurmë ekzistuese, por të rehabilituara, e gjitha gjurma e ndërtuar si pjesë e segmentin Milot Fiet, do të shoqërohet nga rrugë ndihmëse, dytësore pa pagesë. Të zgjedhin mes rrugës së shpejtësisë pa pagesë, apo rrugëve dytësore të mirëmbajtura nga investitori, por pa pagesë. 0.075 euro për KM për makinë. Garancia që do të garantojë shteti është 1.2 miliard euro, 10% e shumës. 110 km në orë është shpejtësia maksimale dhe i gjithë korridori nga Miloti te Bypasi i Fieri për 1 orë e 15 minuta. Milot-Kashar brenda 2024, ndërsa Kashar-Lekaj 2026", tha Balluku.

Të fundit