Flash News

KRYESORE

Hapet gara për kryeprokurorin e ri, kriteret dhe afatet e aplikimit

Hapet gara për kryeprokurorin e ri, kriteret dhe afatet e aplikimit

Komisioni i Ligjeve hapi garën për postin e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Brenda 5 ditëve që përfshijnë dhe tre ditët e pushimit zyrtar, deri të martën, të gjithë prokurorët që besojnë se plotësojnë kriteret mund të aplikojnë pranë Komisionit të Ligjeve.

Kriteret që përcakton ligji janë:

-të kalojnë me sukses vettingun, kusht që deri më tani nuk e plotëson asnjë prokuror sepse rivlerësimi akoma nuk ka përfunduar për asnjë prej tyre.

-të mos preket nga ligji i dekriminalizimit, të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;

-të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret;

-të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

-të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

Por edhe Kushtetuta ka disa kritere:

-Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi.

-Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Pas aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë seanca dëgjimore me të gjithë kandidatëve, dhe do të përgatitë raport për secilin kandidat drejtuar Seancës Plenare. Do të jetë seanca që do të vendosë përmes votimit zgjedhjen kryeprokurorin e ri të përkohshëm.

Të fundit