Flash News

KRYESORE

Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Balluku: Afati deri në 12 mars, kompanitë të nisen nga eksperienca

Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Balluku:

Është hapur zyrtarisht tenderi për kompanitë që do të aplikojnë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se afati është lënë deri në 12 mars dhe ftoi kompanitë aplikuese duke u nisur nga eksperienca për ndërtimin e aeroportit.

“Ndikimet ekonomike do kenë ndikim direkt dhe të induktuar me rritjen e të ardhurave prej një vlere 30 mln euro.

Ndërtimi i aeroportit do zhvillohet gjatë një periudhe 35 vjeçare. Procesi i përzgjedhjes së kompanisë fituese do jetë tërësisht transparent.

Ky tender do jetë i mbyllur më 12 mars, pasi proceset e tenderave ndërkombëtarë kërkojnë 60 ditë kohë, por duke marrë parasysh festat, për të mos i vënë nën presion kompanitë u kemi lënë një afat më të gjatë. Mendojmë se do jenë kompani të huaja dhe ka të bëjë edhe me eksperiencën, jo kushdo arrin të ndërtojë një aeroport”, tha ministrja, edhe pse nga Partia Demokratike ka patur akuza se projekti është korruptiv.

Të fundit