Flash News

NDËRKOMBËTARE

Hapet panairi, Federata Shqiptare ofron 2 mijë vende punë, ndiqet nga call center-at

Hapet panairi, Federata Shqiptare ofron 2 mijë vende punë, ndiqet nga

Panairi i Punës u çel sot në Tiranë, ku u prezantuan 5 000 vende të lira në industrinë përpunuese, tregti, teknologji, transport-telekomunikacioni, shërbime, hoteleri-turizëm, sektori i ndërtimit dhe bankave.

Nga ambientet e Pallatit të Koncerteve, ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka gjatë fjalës së mbajtur vuri në dukje se panairi ofron mundësi reale punësimi.

“Qeveria i ka dhënë mbështetje të veçantë çështjes së punësimit dhe ky panair sot është një burim i rëndësishëm informacioni duke lidhur publikun dhe të interesuarit me kompanitë . Janë me mijëra rastet e suksesit të punësimit përmes panairit dhe kjo na motivon. Janë 5 mijë vende pune që ofrohen nga 80 kompani”.

Drejtori Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko vuri në dukje se “në këto tre ditë të gjitha kapacitetet tona do të jenë të fokusuara në këtë panair, ku sipërmarrës ofrojnë kaq shumë mundësi punësimi”.

Sipas një vëzhgimi të kryer nga ATSH, një nga kompanitë që ofron 2 mijë vende pune është Federata Shqiptare për Vrojtuesit e Plazhit, kompanitë call center “PARR” 500 vende pune etj.

Të pranishëm në aktivitet ishte edhe ish ministri i MMSR-së, Blendi Klosi, nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, presidenti i Biznes Albania Luan Bregasi si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Panairi do të jetë i hapur nga sot deri në 31 mars ku sipas MMSR priten të punësohen 1000 persona vetëm në ditët e para.

Të fundit