Flash News

KRYESORE

Hapet pas 20 vitesh kufiri që ndante shqiptarët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

Hapet pas 20 vitesh kufiri që ndante shqiptarët e Serbisë dhe

Në rajonin e Kumanovës me atë të Luginës së Preshevës do të hapet pika kufitare Llojan – Miratoc, duke u dhënë kështu mundësinë shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit maqedonas-serb që të lëvizin lirisht. Ditën e sotme ministrat e Brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë si dhe zv/kryeministri për Çështjet Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani nënshkruan marrëveshjen për hapjen e kësaj pike.

Deri në fund të vitit do të ratifikohet marrëveshja në parlamentet e të dyja vendeve, ndërkohë që hapja e pikës kufitare do të kryhet, pasi të rregullohet infrastruktura kufitare në të dyja anët e kufirit.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski tha se ky vendkalim kufitar është problem me të cilin qytetarët e të dyja vendeve ballafaqohen për gati 20 vite. Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç theksoi se shpreson që së shpejti ky vendkalim të jetë i llojit edhe për mallra

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc është produkt i “mini Shengenit” Ballkanik.

Të fundit