Flash News

KRYESORE

Hapet zyra e oficerit ndërlidhës së Europol në Shqipëri, Veliu rendit tetë rastet e bashkëpunimit

Hapet zyra e oficerit ndërlidhës së Europol në

Nga sot, në Shqipëri është hapur zyra e oficerit ndërlidhës të Europol në Shqipëri.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, Drejtoresha Ekzekutive e Europol, si dhe drejtori i përgjithshëm, Ardi Veliu.

Ky i fundit e cilësoi EUROPOL si organizatë  e Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit, që synon të përmirësojë efektivitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet agjencive ligjzbatuese  të shteteve anëtare, për parandalimin dhe luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit.

“Pjesëmarrja e Policisë së Shtetit në pikat fokale të EUROPOL-it, është prioritet kryesor i  Zyrës Kombëtare të EUROPOL-it në Tiranë,  pasi kjo ka një rëndësi të veçantë  në përmbushjen e detyrimeve  strategjike të Policisë së Shtetit, të cilat rrjedhin nga Prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, asistenca e EUROPOL-it në përmirësimin e analizës së informacionit kriminal në përgjithësi, si edhe përfshirja e Policisë së Shtetit në hetimet dhe operacionet e përbashkëta, është një objektiv që ne jemi duke e ndjekur me vendosmëri dhe këmbëngulje, për të bërë të mundur luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit ndërkombëtar, trafikut të lëndëve narkotike dhe migracionit të paligjshëm.

Gjatë vitit 2018, nga  Zyra Kombëtare e EUROPOL-it janë zhvilluar 8 operacione, ndërsa gjatë këtij 6 mujori janë zhvilluar 12 operacione.

Vetëm muajit e fundit janë zhvilluar tre operacione ndërkombëtare të rëndësishme të koordinuara dhe drejtuara nga EUROPOL, ku Policia e Shtetit ishte pjesëmarrëse njësoj si homologët e saj, konkretisht:

-         Operacioni  “Viribus”, për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me  trafikimit të ilaçeve falsifikuara;

-         Operacioni “OPSON VIII”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarde dhe të falsifikuara;

-         Operacioni GOLDFINGER, i koordinuar nga EUROPOL për goditjen e një grupi të organizuar kriminal, i cili kishte kontrabanduar, shitur dhe shpërndarë armë dhe drogë në shtetet e BE-së”, tha Veliu.

Të fundit