Flash News

KRYESORE

Hapet zyrtarisht procedura për aplikim për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Hapet zyrtarisht procedura për aplikim për vendin vakant në

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka hapur zyrtarisht procedurën e aplikimit për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, ku shkruhet: “Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b” dhe 179, pika 2, të Kushtetutës, dhe në nenet 7, 7/a 7/c dhe 86, pika 4, shkronja “a”, të ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me qëllim plotësimin e “vakancës së dytë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate, Vladimir Kristo, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për 1 anëtar të Gjykatës Kushtetuese”.

Sigurisht që ky publikim përmban edhe kriteret që duhet të plotësojë aplikuesi për të qenë pjesë e garës.   

Të fundit