Flash News

KRYESORE

Hapi i radhës i Trump-it, 3.6 miliardë dollarë për ngritjen e murit me Meksikën

Hapi i radhës i Trump-it, 3.6 miliardë dollarë për ngritjen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hedhur një tjetër hap përpara në realizimin e qëllimit të tij që është krijimi i murit me Meksikën. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se 3.6 miliardë dollarë nga fondet e Pentagonit, do të përdoren për të ngritur murin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Ligjvënësit amerikanë përmes një shkrese informuan se paratë do të investohen për ndërtim, ndërsa kjo do të bëjë që 127 projekte ushtarake të jenë në pritje. Ndërtimi i murit kufitar është një ndër zotimet më të mëdha në fushatën e Trump, por që u kundërshtua me forcë nga opozita.

Masat e tij të ashpra kundër emigracionit janë pika e fortë në fushatën për zgjedhjet presidenciale. Demokratët pretendojnë se përmes këtij veprimi, administrata e Trump-it po synon të zvogëlojë rolin e Kongresit në krijimin e buxhetit për agjencitë qeveritare.

Të fundit