Flash News

KRYESORE

Hapja e fushatës nën masa të larta sigurie, Rama shtatë truproje për tu mbrojtur nga 'socialistët'

Kryeministri Edi Rama çeli dje fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale te 30 qershorit në Parkun Olimpik në Tiranë. Ndonëse pjesa më e madh e të ftuarve ishin punonjës të administratës me listë dhe drejtues lokale të Partisë Socialiste, sërish stafi i kryeministrit mori masa të rrepta për sigurinë e tij.

Plotë shtatë truproje shoqëruan në çdo moment lëvizjet e tij nga hyrja, fjalimi ne podium dhe deri kur u largua, pa harruar edhe një personat e sigurisë, të veshur si civilë.

Nuk është hera e parë që kreu i qeverisë shfaqet në publik me masa të përforcuara. Edhe në ceremoninë e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Rama u shfaq i rrethuar me 5 truproje në një ambient te rrethuar me ushtarakë [shih foton më poshtë].

Të fundit