Hapja e kufijve, Kosova vendos taksë 22 euro ndaj kamionëve dhe karantinim udhëtarëve

Sot, më 1 qershor Kosova i ka hapur kufijtë tokësorë të cilit ishin mbyllur më 13 mars si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Sipas raportimeve, shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’i nënshtrohen karantinimit 7-ditor në Kosovë.

Burime nga Pika kufitare e Morinës për Ballkan Web, bëjnë me dije se dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte u është vendosur një taksë prej 22 eurosh nga pala pritëse. Sipas Policisë së Kosovës, kjo taksë duhet të paguhet për dezinfektimin e kamionëve.