Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hapja e listave 100 %, Gjiknuri rendit sfidat: Partitë “fantazma” në fletën e votimin rrezikojnë zgjedhjet
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka bërë një reagim për hapjen e listave dhe për fletën e votimit të prezantuar ditën e djeshme nga përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi.
Në ‘Facebook’ Gjiknuri thekson se Amendamentet kushtetuese krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëve së paku me 2/3, pa përjashtuar aspak as hapjen e tyre 100%.
Ai nënvizon se ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon administrimin e procesit zgjedhor.
REAGIMI I GJIKNURIT
SFIDAT QË DUHET TË ADRESOJMË PAS HAPJES SË LISTAVE TË KANDIDATËVE
Dakordësia e arritur fillimisht midis opozitës parlamentare dhe mazhorancës e më tej edhe pëlqimi publik i dhënë prej Partisë Demokratike për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë na bën të reflektojmë për masat që duhen marrë me synim garantimin e një procesi të suksesshëm të administrimit të zgjedhjeve.
Amendamentet kushtetuese të cilat tanimë kanë marrë mbështetjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëve së paku me 2/3, pa përjashtuar aspak as hapjen e tyre 100%.
Ajo çka vijimësisht e kam theksuar gjatë javëve të fundit, si çdo gjë e re edhe hapja e listave zgjedhore shoqërohet me shumë sfida të cilat nëse nuk adresohen siç duhet mund të vënë në pikëpyetje të gjithë procesin e administrimit. Ky fakt nuk duhet të na bëjë të hezitojmë. Hapja e listave tanimë është një kërkesë e shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të vendosur që ta sanksionojmë përmes ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut.
Mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare, pas miratimit të amendimit kushtetues për hapjen e listave do duhet të ulen bashkarisht për të analizuar efektet anësore që krijohen. Do duhet të vendosim parashikimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor të cilat mundësojnë mbarëvajtjen e procesit.
Për të kuptuar secili prej jush se si ndikon kombinimi mes listave të hapura të kandidatëve dhe koalicioneve me lista të përbëra apo ato unike, do ndalem në disa konstatime konkrete.
Neni 10 i Ligjit për Partitë Politike përcakton se subjekti regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 mijë anëtarë themelues. Kërkesa për regjistrimin e një partie politike depozitohet në Gjykatën e Tiranës dhe përmban për çdo anëtar themelues: emrin e mbiemrin, numrin personal dhe vendbanimin.
Në zgjedhjet e vitit 2005 në Shqipëri aplikohej sistemi zgjedhor mazhoritar (100 mandate) i korrektuar me proporcional kombëtar (40 mandate). Në këtë proces, fleta e votimit përmbante 27 subjekte zgjedhore. 12 prej tyre nuk arritën të merrnin as 1% të votave në rang vendi.
Ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 sanksionuan sistemin zgjedhor proporcional të ndarë në 12 rajone. Testi i parë ishte procesi zgjedhor i vitit 2009 ku në fletën e votimit u rënditën 34 subjekte politike, grupuar në katër koalicione dhe një kandidat i pavarur. Vetëm gjashtë parti arritën që të kalonin mbi minimumin prej 1% të votave ndërsa të tjerat dështuan përfshirë 14 që nuk mblodhën vota as sa numri i minimal i themeluesve.
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 do të shënonin një tjetër rekord. Fleta e votimit përmbante 62 parti të grupuara në dy koalicione, katër parti jashtë tyre dhe dy kandidat të pavarur. Dyfishimi i numrit të subjekteve në fletën e votimit, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme do të shoqërohej me faturën e parë, dështimin e implementimit të teknologjisë si projekt pilot në procesin e votimit dhe numërimit. Për shkak të listës së gjatë të partive, fleta e votimit u bë e pamundur të lexohej nga paisjet teknologjike. Sipas rezultatit zyrtar, 60 subjekte nuk kapën dot as 1% të votave ndërsa 45 prej tyre nuk mblodhën as 3 mijë vota sa kanë dorëzuar firma në gjykatë për tu legjitimuar si parti.
Më shumë se për të mbledhur vota, fatkeqësisht, duket se të tilla parti bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha për të garantuar drejtori në administratën publike, vende pune, financim nga Buxheti i Shtetit për pjesëmarrje në zgjedhje, qira të lira për akomodim në godina publike etj.
Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e madhe për rreshtimin e sa më shumë partive të tilla si vagona bosh pas lokomotivës së partisë së madhe. Procesi zgjedhor i vitit 2017 e konfirmon këtë konstatim. Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra nuk u zbatuan në këtë proces çka çoi në reduktimin drastik të partive në fletën e votimit në vetëm 18. Gjithësesi, edhe në këtë rast, 9 prej tyre morën më pak vota se numri i detyrueshëm i themeluesve.
Vlen të theksohet edhe një element tjetër, ai i pabarazisë që krijojnë koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra mes vet partive të vogla. Partitë e vogla që garojnë jashtë koalicioneve duhet të arrijnë së paku pragun prej 3% të votave të qarkut që të mund të përfshihen në ndarjen e mandateve. Partitë e vogla që bëhen pjesë e “trenit” të partive të mëdha përjashtohen nga ky rregull duke u favorizuar. Si përkthehet kjo konkretisht?
Për ilustrim shohim rastin e zgjedhjeve të vitit 2013 në Qarkun e Tiranës. Partia Fryma e re Demokratike garoi jashtë “trenave” të dy partive të mëdha dhe mori 10062 vota ose 2,23% duke u shmangur nga llogaritja e shpërndarjes së mandateve dhe nuk përfitoi asnjë të tillë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet garoi në “trenin” e Partisë Demokratike dhe mori 9173 vota ose 2,03% duke fituar një mandat deputeti. Gjithashtu, Partia Republikane garoi në të njëjtin “tren” dhe mori 10561 vota ose 2,34% duke fituar një mandat deputeti. Pra, ndonëse PDIU dhe PR nuk kaluan pragun 3% të votave të qarkut, fituan nga një mandat në kohën kur FRD-së ju mohua.
Nëse marrim rastin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 nëbqarkun e Fierit, kjo anomali bëhet edhe më e theksuar pasi nëse Aleanca e Djathtë mund të kishte mandatin e shtatë për të cilin ishte shumë pranë, partia PDIU me 4687 vota do të merrte mandat ndërkohë që LSI për mandatin e saj do ti duheshin mbi 10 mijë vota, një anomali më shumë se 50%.
Duhet kuptuar se kolonat kyçe të administrimit të procesit kanë të bëjnë me tre element. Së pari, qartësia dhe thjeshtësia që i krijohet zgjedhësit para fletës së votimit. Së dyti, numërimi sa më transparent dhe i shpejtë. Së treti, shqyrtimi i kontestimeve dhe tabulimi i rezultateve.
Ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta “minojë” plotësisht administrimin e procesit.
Së pari, konfuzioni i rritur i zgjedhësve përpara fletës së votimit do të çojë automatikisht në rritje të numrit të fletëve të pavlefshme. Së dyti, zgjatje e frikshme e kohës së numërimit të votave. Komisioneri numërues do duhet të numërojë votat sipas koalicioneve, më pas votat për subjektet brenda grupimeve dhe në fund votat për secilin kandidat të partive respektive. Së treti, secila parti dhe secili kandidat ka të drejtën që të kontestojë numërimin e çdo vote çka çon në rritjen e numrit të kontestimeve, pavlefshmërive dhe sposton në kohë të pacaktuar tabulimin dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve.
Imagjinoni për një moment një situatë të tillë ku kalon një javë, dy apo më shumë se kaq nga dita e votimeve dhe askush nuk është në gjendje të thotë se cili është rezultati i zgjedhjeve!! Kaosi në administrimin e procesit do të çonte automatikisht në bërjen pis të zgjedhjeve, opozita do të nxitonte të akuzonte qeverinë si fajtore dhe vendi do të rrezikonte destabilizimin.
Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Kjo do të lehtësonte në përspektivën e afërt edhe zbatimin e teknologjisë në proceset e votimit dhe numërimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar por pa cënuar administrimin e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38