Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve, Bushati: Ku qëndron loja e pisët e Ramës, alarmi i opozitës pas tradhtisë i ekzagjeruar
Analisti Andi Bushati ka komentuar debatin e ri në politikën shqiptare, ku PS një ditë më parë doli zyrtarisht pro hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve, propozim i ardhur nga opozita e ashtuquajtur parlamentare.
Sipas Bushatit, tradhtia që Edi Rama po i bën marrëveshjes së 5 qershorit dhe garantëve të saj ndërkombëtarë, po e shtyn opozitën ti fryjë më tepër sesa duhet një rreziku të mundshëm, pasi Lulzim Basha ka kërcënuar dje me tërheqjen nga pakti për reformën zgjedhore dhe “ka evokuar edhe njëherë ringjalljen e fantazmave të neveritshme të dosjeve 184 dhe 339”.
Sipas analistit, në të gjithë alarmin që ka vënë opozita, ka shumë konstatime të sakta, por edhe një abuzim të shproporcionuar.
“Lulzim Basha ka të drejtë kur përmend se marrëveshja kishte një pikë që ndalonte ndryshimet e njëanshme, ai thotë të vërtetën kur pohon se kryeministri po i del fjale edhe ndërkombëtarëve, ai nuk gënjen kur e lidh këtë me frikën e një qeverisjeje brutale dhe keptokrate nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Lulzim Basha ka vënë pikat mbi “I” edhe kur tregon se Ramën nuk e preu barku për listat e hapura, por se ai po i hyn kësaj aventure për të ndaluar koalicionet e për rrjedhim krijimin e një fronti kundër kësaj demokarikature.
Në fakt, këtu është e gjithë loja e pisët e Ramës.
Ai do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me ndonjë avanazh të rrëmbyer në tavolinë, pasi e di, se në këtë mandat të dytë, që e nisi me daljen e përgjimeve të ministrit të tij më të suksesshëm të lidhur me Habilajt, që e vazhdoi me denoncimet e Bildit, me zbulimin e vjedhjes te unaza e re, dhe që po e mbyll me amnisti për paratë e krimit, legalizimin e hashashit dhe borxhin mbi 80% të PBB, nuk ka asnjë shans që të fitojë.
Pikërisht për këtë, ai do të pengojë futjen në koalicion të PD dhe LSI, duke shpresuar se dalja e tyre ne zgjedhje, veç e veç, do t’u jepte në finale ndonjë deputet më pak.
Natyrisht, në këto manovra prej grabitësi meskin nuk ka asgjë morale dhe të ndershme. Edhe ndryshimi i rregullave në më pak se një vit para garës, edhe vendosja e tyre vetëm nga njëra palë në lojë, edhe piruetat e politike, herë sikur po i hap listat për Murrizin dhe herë se po e bën për të përmbushur pritshmëritë e publikut, të lënë shijen e një matrapazi të neveritshëm.
Në çdo hap që ndërmerr kohët e fundit Rama lë nga pas kudërbimin e një kufome që qelb dhe ndot këdo që ka pranë.
Por, thënë të gjitha këto, sërish alarmi që po ngre opozita pas lëvizjes së fundit për heqjen e koalicioneve, duket i tepruar dhe asimetrik. Sepse sado e padrejtë të jetë ajo që po bën kryerilindasi, në fund e gjitha ka të bëjë me një avantazh të vogël që sjell në favor të tij këmbimi i një sistemi me një tjetër.
Por, po të shikosh gjithë krimet, mëkatet, grabitjet, dhunimet, koncesionimet, tenderimet, shkatërrimet dhe dërdëllitjet e Edi Ramës në këto shtatë vite, e kupton me lehtësi se nuk ka sistem ekzistues në planet që e shpëton nga humbja në një sfidë të lirë dhe të ndershme.
Pra, problemi real i zgjedhjeve të ardhshme, nuk janë nëse ato do të zhvillohen me lista të hapura apo të mbyllura, me koalicione apo jo, por nëse do të ketë vjedhje masive, apo do të arrijë të ndalet ajo.
Në këtë kuptim, opozita më shumë sesa alarmi dhe qurravitja se po i prishin kompromisin që arriti në 5 qershor, duhet të jetë e preokupuar për garancitë që ka marrë nga kjo marrëveshje.
Duke qenë personalisht i bindur se, Rama nuk është një nga ata që e lëshojnë pushtetin me zgjedhje, duke besuar se ai do të përdorë sërish banditët, paratë e oligarkëve me të cilët po vazhdon të vjedhë shumicën e shqiptarëve dhe mediat e mëdha që i ka vënë në garë për ti shërbyer, si skenarin më të keq shoh një palë zgjedhje si ato atë ’96 apo 2001-shit.
Një masakër me blerje dhe kërcënime.
Ky do të jetë problemi real i betejës elektorale që na pret, mobilizimi i një pakice që ka grabitur çdo gjë, për ti’u imponuar pjesës më të madhe. E kjo nuk bëhet dot përmes ndryshimit të sistemit.
Prandaj alarmi i opozitës për tradhtinë e fundit të Ramës është tepër i ekzagjeruar. Ai mund të vlejë disi, për të ndërgjegjësuar sadopak ndërkombëtarët, që u përdorën si mos më keq, por jo për t’i treguar njerëzve, hallin real të zgjedhjeve të ardhshme”, shkruan Bushati në analizën e tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38