Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, 12 shtete kanë deklaruar votën pro Shqipërisë, rreziku i vetos vjen nga 6 ‘të fuqishmit’ e BE

Edhe pak muaj na ndajnë nga vendimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por ngecja në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rritja e kriminalitetit dhe emigrimit shqiptar në Europë po cënon rëndë procesin.

Prej tre vitesh, Tirana po kërkon me ngulm hapjen e negociatave, ndërkohë që deri më tani janë 12 shtete nga 27 që ka Bashkimi Europian, të cilat kanë deklaruar votën pro Shqipërisë. Shtetet e Europës Juglindore, ato të Vishegradit, por edhe Suedia kanë dhënë mbështetje për hapjen e negociatave, raporton Politiko.al.

Me takimet Bushati-Kotzias dhe Rama-Tsipras, u eleminua rreziku për vendosjen e një vetoje nga shteti fqinj. Kryeministri grek deklaroi hapur se do të mbështeste hapjen e negociatave. Megjithatë, rreziku nuk ka kaluar plotësisht për Shqipërinë.

Janë të paktën gjashtë shtete, më të fuqishmet politikisht dhe ekonomikisht në BE, që nuk janë shprehur për këtë proces, madje kërkojnë me ngulm zbatimin e reformave. Gjermania, Franca, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Danimarka paraqesin rrezik për shkak të qëndrimeve që kanë mbajtur më parë ndaj Shqipërisë, por edhe prej problemeve që hasin me kriminalitetin dhe azilkërkuesit shqiptarë.

Ndërkohë, janë 9 shtete të tjera, të cilat kanë mbajtur një qëndrim më pozitiv ndaj Tiranës dhe parashikohet se nuk do të surprizojë, por do të votojnë pro hapjes së negociatave në muajin qershor.

Pro hapjes së negociatave

  1. Italia
  2. Greqia
  3. Suedia
  4. Austria
  5. Hungaria
  6. Polonia
  7. Çekia
  8. Sllovakia
  9. Kroacia
  10. Sllovenia
  11. Bullgaria
  12. Luksemburgu

Rreziku i vetos për negociatat

  1. Gjermania (Votoi kundër dhënies së statusit kandidat në vitin 2010. Ka numër të lartë azilkërkuesish shqiptarë. Kërkon zbatimin e reformës në drejtësi)
  2. Franca (Votoi kundër dhënies së statusit kandidat në vitin 2010. Ka numër të lartë azilkërkuesish shqiptarë. Kërkon zbatimin e reformës në drejtësi)
  3. Spanja (Kërkon zbatimin e reformave. Shqipëria nuk e kundërshtoi pavarësinë e Katalonjës)
  4. Holanda (Votoi kundër dhënies së statusit në vitin 2010. Ka numër të lartë azilkërkuesish shqiptarë. Ka rritje masive të krimeve që kryen nga shqiptarët. Kërkon zbatimin e reformës në drejtësi)
  5. Belgjika (Ka numër të lartë azilkërkuesish shqiptarë. Ka rritje masive të krimeve që kryen nga shqiptarët. Kërkon zbatimin e reformës në drejtësi).
  6. Danimarka (Votoi kundër dhënies së statusit në vitin 2010. Kërkon zbatimin e reformave)

Parashikohet të votojnë për hapjen e negociatave

  1. Rumania
  2. Qipro
  3. Malta
  4. Portugalia
  5. Lituania
  6. Letonia
  7. Estonia
  8. Finlanda
  9. Irlanda

Politiko.al

Të fundit