Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, Bushati pesimist në prag të vendimit: Nuk presim dhurata nga BE

Hapja e negociatave, Bushati pesimist në prag të vendimit: Nuk presim

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar sot një konferencë me homologen e Kroacisë, Marija Pejcinovic Buric, e cila po kryen një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Bushati theksoi se pret nga komisioni Europain që ti qëndrojë strikt rekomandimit të vitit 2016, ku për të hapur negociatat duhej të zbatohej ligji i vetingut. Sipas tij, tashmë vetingu i ka dhënë rezultate e para të tij, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk pret ndonjë dhuratë nga Komisioni Europian.

“Ne nuk presi dhurata dhe as nuk bëhet fjalë për lëshime reciproke. Në presim që në radhë të KE dhe më pas vendet anëtare ti qëndrojnë besnik rekomandimit të 2016. Ka disa dorëheqje të niveleve më të larta, qoftë të Gjykatës së Lartë, qoftë të Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Përgjithshme që tregon se vettingu i ka dhënë efektet e veta”, theksoi Bushati.

Nga ana tjetër, Bushati theksoi se raporti me Kroacinë do jetë në nivel më të lartë, ndërsa bëri me dije se mes dy zyrtarëve u firmos një marrëveshje në fushën e mjedisit.

Të fundit