Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, Dashamir Shehi: Nuk është hera e para që Europa bën një kapërcim të tillë politik

Hapja e negociatave, Dashamir Shehi: Nuk është hera e para që

Deputeti Dashamir Shehi, duke folur për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rekomandimin për hapjen e negociatave  tha se BE-së i kushton më shtrenjtë të mos e anëtarësojë Ballkanin.

“I hapin se duhet që kjo zonë të hyjë në Bashkimin Europian. Sigurisht është më mirë ti hapim se po i kushton më shtrenjtë.

E vetmja mënyrë për ta kontrolluar, nga ana policore, juridike, këtë zonë, është më e kollajtë”, tha Shehi në emisioni "Repolitix”.

Ai u shpreh gjithashtu se nuk është hera e parë që Europa bën një kapërcim të tillë.

“Nuk është hera e para që Europa bën një kapërcim të tillë politik. Greqia është futur në një situatë katastrofike ekonomike. Ishte futje politike.

Edhe Portugalia. U futën edhe vendet baltike, po nga ana ekonomike ishin vende të ish-Bashkimit Sovjetik. E njëjta gjë po ndodh edhe me Ballkanin”, deklaroi Shehi.

Të fundit