Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hapja e negociatave, DW: Dokumenti dhe impulsi i ri i BE mund të shtyjnë Macron-in të heqë dorë nga bllokimi
Propozimet e fundit të KE për reformimin e procesit të anëtarësimit me vendet e Ballkanit – politikë për të zbutur presidentin francez, Macron, problemet kryesore mbeten, shkruan Bodo Weber për ciklin e DW, Europa ime.
Më 5. Shkurt Komisioni i ri Europian paraqiti propozimet për reformimin e politikës së zgjerimit të BE, më saktë metodologjinë e negociatave të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Reforma” u bë e nevojshme, për shkak të bllokimit të plotë të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, nga presidenti, Emmanuel Macron në samitin e Brukselit në tetor të vitit të shkuar. Nëse u beson përfaqësuesve të qeverisë franceze, mund të flitet me një optimizëm të matur, që Parisi në pranverë do ta hapë rrugën për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ofensivë komunikimi
Dokumenti përmban shumë elementë pozitivë që ndikojnë në rigjallërimin e procesit të zgjerimit. Propozimi i Komisionit përmban konfirmimin dhe mbështetjen më të fortë e të arsyetuar politike për zgjerimin në Ballkan prej shumë vitesh. Aty pranohet disa herë që BE me politikën e zgjerimit ka një mjet të rëndësishëm për forcimin e demokracisë në dorë. Po ashtu aty theksohet kushtëzimi i reformave si mjet qendror i kësaj politike. Për herë të parë përmendet mundësia e sanksionimit në rast të kthimit mbrapa në rrugën e reformave. Komisioni Europian propozon futjen e të ashtuquajturave “vendime të anassjellta të shumicës së cilësuar” për sanksionet. Që do të thotë, se nevojitet një shumicë e vendeve anëtare për të penguar sanksionet, diçka e re deri më tani për një politikë zgjerimi të bazuar në unitet. Në fund, KE sinjalizon një komunikim të drejtpërdrejtë të BE me qytetaret dhe qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbështësit e vërtetë të integrimit europian. Nga ana tjetër i vë para detyrimit qeveritarët të komunikojnë qëllimin strategjik të anëtarësimit të BE tek qytetarët e tyre. Ky komunikim kthehet në kusht të zgjerimit.
Por duhet paralajmëruar nga kaq shumë eufori për propozimet e zgjerimit dhe efektin afatgjatë të tyre. Sepse ky dokument në fund të fundit është një reagim i detyruar për një problem jo ekzistues dhe të kapur madje jo nga ana e duhur: Bllokada e plotë e Macronit për zgjerimin ishte një akt i papërgjeshmërisë politike europiane. E papërgjegjshme ishte edhe koha e zgjedhur për kërkesën për reformim të politikës së zgjerimit, dy herë pas shtyrjes nga ana e Macron të vendimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kërkesa bazë ishte – më parë reformë e brendshme e BE e pastaj vazhdim i zgjerimit. E papërgjegjshme ishte edhe kritika e gabuar e Macronit për politikën e deritanishme të zgjerimit, pasojë e injorancës tradicionale franceze në politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, nga e cila Parisi për më shumë se një dekadë ishte tërhequr politikisht. Një injorancë, që kishte në bazë edhe mbështetjen e rrezikshme të Macronit për këmbimin e territoreve në negociatat e Brukselit mes Serbisë e Kosovës në vitete 2018/2019. Në një dokument të administratës franceze të përgatitur me nxitim në nëntor, ajo përpiqej të mbushte me përmbajtje politike për ndërhyrjen e njëanshme të Macronit në politikën e zgjerimit, jo me shumë sukses.
Më shumë demokraci se reformë ekonomike
Propozimi i Komisionit tani është përpjekja e qartë për të kthyer mbrapsht pjesërisht elementët problematikë të “non-papers” -dokumentit francez, pjesërisht për t’i dobësuar më shumë. Kështu KE kërkon të shmangë dëmin që i është shkaktuar BE-së në Ballkan duke ruajtur njëkohësisht edhe fytyrën e Macron. Pikërëndesa e reformave ekonomike në propozimin e Parisit u zëvendësua me fokusimin tek demokracia, një nocion që për fat të keq mungonte plotësisht në dokumentin francez. Përmbledhja e propozuar e kapitujve të anëtarësimit nuk do duhet të bazohet më në hapjen me faza të kapitujve. Kjo do të nënkuptonte edhe një ristrukturim të thellë të procesit të anëtarësimit. Futja e impulseve shtesë ekonomike u dobësua ndjeshëm. Më shumë para për qeveritë e Ballkanit Perëndimor dihet se është një mjet pa efekt. Në këto vende ekonomia është gjerësisht nën kontrollin e elitave partiako-shtetërore. Aty dominojnë interesat afatshkurtra të korruptuara të pushtetit përmbi nevojat e ekonomisë popullore. E në fund – as dokumenti francez dhe as propozimi i Komisionit Europian nuk ngrihen mbi analizën e shkaqeve të paefektshmërisë së ndjeshme të politikës së deritanishme të zgjerimit.
Do të hapë Macron rrugën?
Dokumenti i Komisionit Evropian nuk prek problemin bazë të politikës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. E ai nuk qëndron tek metodika ekzistuese e procesit të anëtarësimit, apo instrumenteve të tij. Prandaj zgjidhja nuk mund të gjendet tek ndryshimi i metodave. Problemi qëndron në mungesën e vullnetit politik të BE, të institucioneve të Brukselit e shteteve anëtare, që t’i venë në veprim me vendosmëri instrumentat e tyre.
Macron, megjithë padijen për zgjerimin, e ka prekur këtë problem politik, por nuk i hyri për ta zgjidhur. Dokumenti i ri dhe impulsi i ri i BE do ta bëjnë ndoshta të mundur, që Macron të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Por pyetja kryesore është, nëse ky dokument i Komisionit Europian vërtet do të jetë një kthesë në politikën e zgjerimit. Pas kësaj mbetet i pazgjidhur një konflikt tjetër, më themelor- ai mes Gjermanisë dhe Francës për të ardhmen e BE. Pa përgjigje mbeten pyetje të tjera të rëndësishme: çfarë BE-je duam ne, një union politik apo një bashkësi ekonomike? Dhe tjetra – ku mbaron Europa (BE)?
Bodo Weber është studiues (Senior Associate) në Këshillin e Politikës së Demokratizimit në Berlin, “Democratization Policy Council” (DPC).
Marrë nga DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38