Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave është e parakohshme/ Rama i përgjigjet deklaratave të deputetit Krichbaum: Nuk më gjen të papërgatitur

Hapja e negociatave është e parakohshme/ Rama i përgjigjet

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, i cili u takua edhe me kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Berlin, në një postim të bërë ditën e sotme në rrjetet sociale, shkruante se personalisht i komunikoi kryeministri Rama se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë me BE është e parakohshme në këtë fazë.

I pyetur për këtë deklaratë, Rama tha se kjo gjë nuk i është thënë personalisht nga Krichbaum, duke shtuar se ai nuk është i surprizuar nga ky qëndrim i deputetit gjerman.

“Nuk ma ka thënë këtë gjë. Nuk është surprizë, ai kështu e mendon dhe është një nga qindra deputetët e Bundestagut. As nuk më gjen të papërgatitur”, u përgjigj Rama.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se qëllimi i vizitës në Gjermani nuk ishte për të marrë ‘Po’ e Kancelares Merkel por për të dhënë informacionin e nevojshëm në funksion të përgatitjes së opinioneve të vendeve të BE-së.

“Nuk kemi pasur objektiv të marrim ‘Po’-në e Kancelares apo Gjermanisë gjatë kësaj vizite. Ka qenë e qartë që në fillim që vizita i shërben shpjegimit të të gjitha aspekteve dhe dhënies së informacioneve të nevojshme në funksion të përgatitjes së opinionit, për të cilën Kanceliaria tha që do marri të gjithë kohën e nevojshme”, deklaroi Rama.

Të fundit