Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, Greqia i vendos kusht Shqipërisë marrëveshjen e detit. Tsipras: Tirana të përmbushë angazhimet e marra

Hapja e negociatave, Greqia i vendos kusht Shqipërisë

Në fjalimin e tij me titull ”Parimet e politikës së jashtme greke: Theksi mbi stabilitetin në Europën Juglindore”, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaroi se këto parime janë përqëndruar te paqja dhe dialogu.

Ministri i Jashtëm grek ishte optimist kur deklaroi se ”negociatat me Shqipërinë do të përfundojnë shumë shpejt me sukses për 10 çështje të ngritura, përfshirë demarkacionin e kufijve dhe të zonave detare”.

Edhe kryeministri Aleksis Tsipras ka folur së fundmi për këtë çështje, duke theksuar se ecuria e negociatave është e mirë. Gjithsesi, ai la të kuptohet se marrëveshje e detit i është vendosur Tiranës si kusht për hapjen e negociatave.

"Negociatat po vijojnë në nivel ministrish dhe ecuria e tyre është e mirë. Sigurisht që është bërë e qartë se Greqia do të  mbështetesë kapitujt e hapjes së negociateve për anëtarësim vetëm nëse vendi ynë fqinj do të përmbushë angazhimet e marra", ka deklaruar Tsipras.

Kryeministri grek tha se i referohej kufijve detare, teksteve shkollore,  varrezave të ushtarëve greke në Shqipëri, duke theksuar si shumë të rëndësishme reformat në lidhje me të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Sa i përket çështjes çame, Tsipras tha: “Dikush po përpiqet ta fusë këtë çështje nga dritarja. Por kjo çështje nuk ekziston.”

Të fundit