Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, këshilltari i CDU/CSU: Shqipërisë mund t’i shtohen dy kushte të tjera, përveç 9 të Bundestagut

Hapja e negociatave, këshilltari i CDU/CSU: Shqipërisë mund

Komisioni Evropian i ka rekomanduar sërish Këshillit Evropian që të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në raport-progresin e zbardhur të KE, më 2 mars, komisioni konstaton se Shqipëria ka arritur progres dhe rezultate të prekshme në fushat kryesore.

“Në dritën e progresit domethënës të arritura Komisioni i rekomandon Këshillit Evropian hapjen e negociatave me Shqipërinë, pasi Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore, e si rrjedhojë bazat e rekomandimit të komisionit për vitin 2019 qëndrojnë edhe por këtë vit”, thuhej në konkluzionet e raportit.

Por cilat janë gjasat që kësaj here vendimi, tashmë i shtyrë disa herë që prej vitit 2018, të jetë pozitiv?

Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme, dhe një nga njohësit më të spikatur të gjendjes politike në Shqipëri, u shpreh të martën në në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman, se ka gjasa që Shqipërisë t’i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu.

Sipas Falenskit, njëri nga kushtet do të ishte luftimi i kriminalitetit të drogës, një problem që, siç tha eksperti kristiandemokrat, është bërë shkaku kryesor për veton e Vendeve të Ulta ndaj çeljes së negociatave me Shqipërinë, raporton DW.

Falenski kritikoi ecurinë e ngadalshme të vënies në funksionim të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ai e vuri theksin te fakti që korrupsioni i nivelit të lartë po luftohet në mënyrë të pamjaftueshme. “Gjashtë dënime dhe 12 arrestime. Kjo është komplet e parparnueshme, duke patur parasysh situatën”, tha ai.

Po ashtu ai u ndal te kushti i vendosur nga Bundestagu për gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vetingun.

 “Bundestagu ka kërkuar që ata të ndiqen penalisht, por deri tani nuk po ndiqet asnjë, çka është komplet e papranueshme”, tha këshiltari. Akoma më “skandaloze” quajti ai zvarritjen që po bëhet në lidhje me akuzën për blerje votash.”

Ne po shohim se dosjet po shtyhen sa andej-këndej nga Dibra në Tiranë. Askush nuk dëshiron ta prekë “pataten e nxhehtë”,  tha Falenski, “megjithëe në fakt përgjegjës për këtë është vetëm SPAK-u,” Sipas Falenskit, gjasat janë të mira që të merret një vendim për çeljen e negociatave  ose në fund të marsit, ose në maj, në Samitin e Zagrebit.

Pritet që konferenca e parë ndërministrore të bëhet në fund të këtij viti, por sipas Falenskit, vetëm nëse janë miratuar dy parakushtet e vendosura nga Bundestagu: Fillimi i Reformës zgjedhore dhe vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese.

Zbardhet progres-raporti, KE rekomandim Këshillit: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Të fundit