Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave/ Macron kërkon investime, pastaj të nisin procedurat për Tiranën e Shkupin

Hapja e negociatave/ Macron kërkon investime, pastaj të nisin

Presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk ka ndryshuar mendim sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai mendon se si fillim për të dyja shtetet e Ballkanit, duhet që të bëhen investime konkrete, pasi në këtë mënyrë do të ndryshohet jeta e njerëzve këtu.  Gjithashtu, duhet reformim të procedurave, e më pas ai do të jetë i gatshëm që të negociojë.

“Unë mendoj se gjërat nuk arrihen sepse thuhen, vlerësoj të gjitha përpjekjet nga Maqedonia e Veriut. Mendoj se në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapim një paternitet strategjik shumë të fortë, e të marrim përsipër investime konkrete që do të ndryshojnë jetën e këtyre popujve.

Para çdo hapje të mundshme të negociatave duhet ta reformojmë procedurën tonë për ta bërë individuale dhe të kthyeshme, shpresoj ta bëj këtë para samitit të Zagrebit. Mbi këto baza jam i gatshëm të negocioj”, deklaroi presidenti francez.

Ai nuk është dakord me idenë që të hapen negociatat sepse duhet se nuk do të ketë zgjerim.

“Kjo do të thotë hapim negociata që nuk do të përfundon kurrë. Mendoj se është një gjë e keqe, nëse duam të ndryshojmë gjërat Evropa duhet të investojë në këto vende”, tha kreu i shtetit francez.

Ndërkohë, ai ka bërë thirrje që të mbahet një konferencë donatorësh për Shqipërinë, që u godit nga tërmeti dhe të jetë Franca që ta organizojë atë.

Të fundit