Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, Maqedonia e Veriut rrezikon krizë të re politike

Hapja e negociatave, Maqedonia e Veriut rrezikon krizë të re politike

Maqedonia e Veriut rrezikon një krizë të re politike, nëse nuk hapen negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim. Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se në rast të një përgjigjeje “jo”, qeveria do të bjerë dhe do ketë zgjedhje të reja parlamentare.

Por data e negociatave me BE-në mund të shërbejë vetëm si alibi për kryeministrin, për të ndryshuar tërë qeverinë për shkak të pamundësinë që të bëjë riformatimin e saj, të paralajmëruar nga vet ai.

Disa nga njësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se Maqedonia e Veriut do të marrë datën, por gjasat janë të vogla që kjo të ndodhë brenda vitit.

Malinka Risteva Jordanova nga Instituti për Politika Evropiane thotë se vendi ndërkohë duhet të ndërtojë një strategji të re dhe të përgatitet për një proces të gjatë.

“Unë jam e bindur se datën do ta marrim, por kjo nuk do të ndodhë deri në fund të vitit, mundet në fillim të vitit tjetër...duhet të jemi të më zëshëm por edhe të durueshëm. Kemi nevojë për një strategji më afatgjatë, pasi do të jetë një proces i gjatë dhe aspak i lehtë”, tha Risteva Jordanova për “Radioevropaelirë”, duke theksuar gjithashtu faktin se Maqedonia e Veriut nuk ka një shtet sponsor për ta ndihmuar apo lobuar për procesin e integrimit, siç kishte Kroacia në rrugën e saj të anëtarësimit në BE.

Të fundit