Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, ministri i Jashtëm i Sllovakisë në Tiranë: Koha që BE të mendojë për Ballkanin Perëndimor

Hapja e negociatave, ministri i Jashtëm i Sllovakisë në

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati priti sot në Tiranë Ministrin në Detyrë të Punëve  së Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korčok.

Ministrat diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Ata u ndalën veçanërisht tek bashkëpunimi ekonomik për të cilin ndanë mendimin për rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimeve ekonomike, të cilat nuk i përgjigjen marrëdhënieve shumë të mira politike dhe mundësive reale midis dy vendeve.

Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me progresin e reformave në Shqipëri, nisjen e procesit të Vettingut dhe masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri Korcok vlerësoi progresin e bërë nga Shqiperia dhe u shpreh se Sllovakia është e angazhuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas ministrave, zgjerimi është politika e duhur, jo vetëm për të transformuar pozitivisht në mënyrë të vazhdueshme vendet anëtare dhe ato kandidate, por dhe mënyra më e mirë për të kontribuuar në sigurinë dhe paqen evropiane. Ministri Bushati nënvizoi se "procesi i transformimit dhe i demokratizimit kanë një lidhje të drejtpërdrejtë edhe me axhendën e integrimit evropian. Viti 2018 është një dritare e artë, një mundësi e artë për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor përfshirë Shqipërinë, por jo vetëm, për të avancuar".

Nga ana e tij, ministri Korčok u shpreh se "pas një dekade vështirësish, pasi kemi kaluar vazhdimsht teste, BE-ja, më në fund, mund të mendojë jo vetëm për një axhendë të brendshme, por edhe për aspiratat e Ballkanit Perëndimor, i cili po pret të lidhë të ardhmen e tij me atë të familjes evropiane, dhe ne e vlerësojmë këtë. Ju e dini për çfarë keni nevojë dhe 2018 ofron një perspektivë të mirë".

Kjo vizitë përkon me 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Pak përpara vizitës në Tiranë, flet ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Të fundit