Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave në dyshim, Hahn takon Ramën në Tiranë: Përshpejtoni reformat

Hapja e negociatave në dyshim, Hahn takon Ramën në Tiranë:

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn u takua sot në Tiranë me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të diskutuar përparimin në reformat që lidhen me integrimin në BE dhe zhvillimet e fundit politike në rajon.

Komisioneri nënvizoi se është e rëndësishme të vijohet me impulsin e mirë të vitit të kaluar për të dhënë rezultate të prekshme në programin e reformave, çka është vendimtare duke pasur parasysh vendimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në qershor 2019.

“Jam i lumtur që ndodhem në Tiranë. 2019-ta është një vit vendimtar për Shqipërinë. Besoj se qeveria, institucionet dhe të gjitha forcat politike do vazhdojnë me ritme të shpejta reformat kyçe, përpara vendimit të @EUCouncil në qershor, duke realizuar perspektivën e saj evropiane”, shkruan ai në ‘Twtter’.

Në diskutimin e shkurtër më kryeministrin, ai ka shprehur shqetësimin e tij për numrin ende të lartë të aplikimeve të pabazuara për azil nga qytetarë shqiptarë në disa shtete anëtare të BE-së.

Sipas njoftimit për shtyp të mbërritur nga zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, Hahn mësohet të ketë kërkuar trajtimin e shkaqeve themelore të këtij fenomeni, ndërsa ia vënë theksin tek intensifikimi i bashkëpunimit me shtetet anëtare të unionit të prekura nga ky problem.

Të fundit