Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, Parisi nuk ka ende një qëndrim zyrtar. Ministri Collomb: E vendos Emmanuel Macron dhe Komisioni Evropian

Hapja e negociatave, Parisi nuk ka ende një qëndrim zyrtar. Ministri

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb nuk ka mundur të japë një përgjigje përfundimtare nëse vendi i tij do e mbështesë hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë, pranverën e ardhshme.

Collomb tha se ky vendim do të merret nga presidenti Emmanuel Macron, në diskutim me Komisionin Evropian, megjithatë, ai u shpreh optimist.

“Ju e dini që në qeveri nuk është vetëm ministri i Brendshëm. Është edhe Presidenti i Republikës i cili në një çast të caktuar do të thotë se çfarë rruge do të ndiqet. Në aktivitetin e Sorbonës për Bashkimin Evropian, Macron citoi Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë, mund të mos e bënte, por fakti që e citoi tregon idetë e tij. Pastaj kjo duhet të diskutohet edhe me Komisionin Evropian”, u shpreh ministri francez duke treguar se Parisi ende nuk është bindur nga veprimet e qeverisë së Tiranës.

Të fundit