Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, Pollo: Duhen vepra e jo fjalë nga qeveria që vendimi në qershor të jetë pozitiv

Hapja e negociatave, Pollo: Duhen vepra e jo fjalë nga qeveria që

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, e ka konsideruar si lajm të mirë rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Pollo thotë se negociatat kur të hapen do të ofrojnë për BE shumë instrumenta të reja të cilat, shton më tej deputeti i PD-së, shpresoj të ndihmojnë më mirë Shqipërinë të dalë nga bataku i paligjshmërisë, kriminalitetit dhe emigracionit.

“Lajm i mirë sot nga Komisioni Europian për Shqipërinë por edhe për Maqedoninë. Brukseli konfirmon me fjalë e veprime se Ballkani e ka vendin në Evropë e jo gjetiu. Negociatat kur të hapen do të ofrojnë për BE shumë instrumenta të reja të cilat shpresoj të ndihmojnë më mirë Shqipërinë të dalë nga bataku i paligjshmërisë, kriminalitetit dhe emigracionit. Për këto shtetet antare të BE-së janë të ndjeshme. Opozita po punon që t'i bindë se negociatat janë më e mira gjë për të tera palët. Por duhen edhe vepra e jo fjalë nga qeveria që vendimi në qershor me siguri të jetë pozitiv”, shkruan Pollo në rrjetin social Facebook.

Të fundit