Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave/ Reagon ambasadorja Yuri Kim: Procesi do ta bëjë Shqipërinë më të fortë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka përshëndetur para pak minutash lajmin se Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në një postim në tëitter Kim shkruan se procesi i pranimit në Bashkimin Evropian dhe reformat që kërkohen do ta bëjnë Shqipërinë një vend shumë të fortë.

“Procesi i pranimit në BE dhe reformat që kërkohen,  do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë”- shkruan Kim, teksa shpërndan mesazhin e shefit të Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

“Komisioni Evropian i qëndron fort rekomandimit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që Shtetet Anëtare të marrin një vendim pozitiv në javët e ardhshme”, shkroi Varhelyi.

Kujtojmë se ditën e sotme Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit