Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, reagon Rama: Sot ka vetëm një festë në mendjen time, atë të çlirimit nga armiku i padukshëm

Hapja e negociatave, reagon Rama: Sot ka vetëm një festë në

Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të BE për t’i dhënë ‘ok’ hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një komunikim live në Facebook, Rama tha se kjo është një ditë e madhe e vetëdijes kombëtare që po sprovohet në momentin që luftojmë me koronavirusin.

“Puna për tu bërë është shumë e madhe. Na pret një rrugë e gjatë. Por sot ka vetëm një festë në mendjen time.

Festa e çlirimit nga ky armik i padukshëm. Gjithçka për humbjet e jetëve falë rezisencës sonë.  Për ata që nuk ju mbijetuan plagëve falë solidaritetit të madh të familjes së bashkuar shqiptare.

Dua të them si një ditë e madhe e vetëdijes kombëtare që po sprovohet fort në këtë luftë. Jam përditë e më i bindur që do të na bëjë më të fortë si njerëz por edhe si vend.

Sot na jepet mundësia të kuptojmë se sa shumë dhe sesa kot qahemi. Le të shohim dritën se sa e çmuar është jeta, se sa shumë kohë dhe energji na marrin kotësirat. Le të bëhemi një vend dinjitoz i Europës, ashtu siç na ka hije”, tha kryeministri Rama.

Të fundit