Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Irlanda dhe Finlanda skeptike për votën e qershorit

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Irlanda dhe

Ministrja e Irlandës për Çështjet Europiane dhe Ministri i Jashtëm i Finlandës i kërkojnë Shqipërisë rezultate konkrete në reformat e agjendës së integrimit me kusht mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave.

“Ne e kuptojmë se reformat ndonjëherë mund të jenë të vështira, por ato ja vlejnë. Dua të them se nëse Shqipëria vazhdon të japë rezultate në të gjitha fushat prioritare të agjendës europiane, atëherë Irlanda do të ofrojë mbështetjen e saj”, tha ministrja e Irlandës për Çështjet Europiane, Helen Mcentee.

“Si Finlanda dhe Irlanda janë mike të Ballkanit Perendimor dhe zgjerimit të BE-së. Shqipëria është e mirëpritut që t’i bashkohet BE-së, pasi të jenë përmbushur kriteret”, u shpreh ministri i Jashtëm i Finlandës, Samuli Virtanen.

Këto dy shtete të unionit europian do të japin ekspertizën e tyre në projektin prej 5 milionë eurosh të BE për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore në vendin tonë.

Të fundit