Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave/ Telashe edhe për Maqedoninë e Veriut, zv/kryeministri i Bullgarisë kundërshton

Hapja e negociatave/ Telashe edhe për Maqedoninë e Veriut,

Edhe Maqedonia e Veriut ka problemet e saj sa i përket hapjes së negociatave për hyrjen në Bashkimin Evropian.  Zv/kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov e ka bërë të qartë se qeveria e tij nuk duhet të votojë pro çeljes së negociatave në këtë fazë. Ai madje është gati që të largohet nga qeveria, nëse nuk respektohet fjala e tij.

“Kabineti bullgar duhet të dalë me qëndrim të fortë se nuk do ta mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Karakaçanov.

Zv/kryeministri u ankua se Maqedonia e Veriut nuk ka respektuar marrëveshjen për fqinjësi të mirë në pjesën e zbardhjes të rasteve për histori të përbashkët.

Ai thotë se mbështetja për hapjen e negociatave do të vijë kur të zbardhen të gjitha falsifikimet e historisë të popullit bullgar në Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi më i mirë i vetëm është të sillet vendim i Këshillit ministror. Ne vlerësojmë se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë mjaftueshëm për zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve dhe për këtë shkak nuk do ta mbështesim”, tha Karakaçanov.

Të fundit