Flash News

KRYESORE

Hapja e pishinave, Elton Deda reagon sërish: Kur do ta kuptoni që s'është problemi te muzika? Jetë e sterrosur

Këngëtari Elton Deda ka reaguar i revoltuar pas vendimit të Qeverisë për hapjen e bareve restotaneteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura, ndërsa muzika live, kinemaja dhe teatri u lanë sërish në "harresë".

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Deda shkruan se Qeveria vendosi të mbyllë muzikën dhe rastet u shtuan duke shtuar pyetjen më tej se: "Deri kur duhet që ta kuptoni që nuk është problemi te muzika dhe te arti në përgjithësi?"

"E mbyllen muziken dhe rastet u rriten. Deri kur duhet qe ta kuptoni qe nuk eshte problemi te muzika dhe te arti ne pergjithesi? Teater jo, kinema jo, muzike jo....jete e sterrosur." shkruan këngëtari duke e shoqëruar me një foto "Muzika nuk vret".

Kujtojmë se Elton Deda, reagoi ashpër dhe një ditë më parë duke thënë se u bë muaji i tetë pa punë dhe shumica prej këngëtarëve të ardhurat i kanë prej muzikës. Ai tha se shumica po shkojnë drejt falimentit financiar dhe qeveria nuk i degjon dhe as nuk i përfill.

Të fundit