Flash News

KRYESORE

Hapja e shkollave më 14 shtator, sondazhi: 87% e pjesëmarrësve kërkojnë që procesi mësimor të vazhdojë në shkolla

Hapja e shkollave më 14 shtator, sondazhi: 87% e pjesëmarrësve

Pas vendimit të publikuar mbrëmjen e djeshme për hapjen e shkollave më 14 shtator, Ministria e Arsimit, ka informuar se se ka zhvilluar një sondazh, ku 87% e pjesëmarrësve kërkojnë që procesi mësimor të vazhdojë në shkolla.

Nëpërmjet një deklarate, Ministria e Arsimit shprehet se në këtë sondazh kanë marrë pjesë mësues dhe nxënës nga shkolla të ndryshme, ku në total ishin 135 221 veta: 18 665 mësues, 60 248 nxënës dhe 56 308 prindër.

Më tej në deklaratë shkruhet se procesi mësimor mund zhvillohej si zakonisht në shkolla, me grupe të vogla nxënësish, me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, ose i kombinuar edhe me mësim online duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik.

Njoftimi i plotë:

Sondazh për fillimin e vitit shkollor 2020-2021/ 87% e pjesëmarrësve kërkojnë që procesi mësimor të zhvillohet në shkolla

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka publikuar të dhënat e një sondazhi mbi mënyrën se si prindërit, nxënësit dhe mësuesit dëshirojnë/kërkojnë të fillojë viti shkollor 2020-2021.

Nga pjesëmarrësit në këtë pyetësor, 87% u shprehen se procesi mësimor mund zhvillohej si zakonisht në shkolla, me grupe të vogla nxënësish, me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, ose i kombinuar edhe me mësim online duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik.

Të dhënat e këtij sondazhi vijnë nga deklarimet e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2020-2021, ku në total ishin 135 221 veta: 18 665 mësues, 60 248 nxënës dhe 56 308 prindër.

Të fundit